SÜTAŞ SÜT ÜRÜNLERİ A.Ş.
RREGULLORJA E PËRGJITHSHME E MBROJTJES SË TË DHËNAVE (GDPR)
Të dashur vizitorë,
Dëshirojmë t'ju informojmë bazuar në detyrimin e sqarimit të specifikuar në nenin 10 të ligjit Nr. 6698 të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (“Ligji/MDHP”) në lidhje me të dhënat personale që ne mbledhim, transferojmë, dhe përpunojmë si “Kontrollues të Dhënash gjatë vizitës tuaj në (“Faqen e Web-it”) www.sutas.com.al, faqa zyrtare e Web-it e Sütaş Süt Ürünleri A.Ş. (“SÜTAŞ”), dhe gjatë telefonatave tuaja me Shërbimin e Klientit Sütaş në 444 4 788 (SÜT), Linjën e Ushqimit Sütaş në 444 4 936 (YEM), Linjën e Aktiviteteve Agrikulturore Sütaş në 444 8 876 (TRM).
Në kuadër të rëndësisë tonë në përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet në fuqi, ne synojmë të sigurojmë transparencë në proceset e përpunimit të të dhënave duke ju informuar se përse dhe si i përpunojmë të dhënat personale, me kë ndajmë të dhënat personale dhe arsyetimet për këto ndarje.
1. ÇFARË JANË TË DHËNAT PERSONALE? KUSH I PËRPUNON ATO?
Bazuar në Nenin 3 te Ligjit, të dhëna personale u referohen çfo informacioni që ka lidhje me një person të identifikuar ose të identifikueshëm. Sütaş, si “Kontrollues të Dhënash,” mund të regjistrojë, ruaj, përditësoje, përpunojë, përhapë dhe transferojë të dhënat tuaja personale në palë të treta në përputhje me legjislacionin.
2. BAZA LIGJORE PËR MBLEDHJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Të dhënat tuaja mund të përpunohen në çdo formë verbale, të shkruar ose elektronike në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Turqisë, MDHP-së dhe Kodit Penal Turk Nr. 5237.
3. METODAT QË PËRDORIM PËR TË MBLEDHUR TË DHËNAT E TUA PERSONALE
Të dhënat tuaja mblidhen me metoda automatike ose jo-automatike, verbalisht, me shkrim, fizikisht ose elektronikisht.
Të dhënat tuaja mund të përpunohen në përputhje me masat e legjislacionit kur vizitoni faqen e Web-it, kur kontaktoni linjën e shërbimit, kur merni pjesë në evente të organizuara nga Sütaş, kur plotësoni formularët në faqen e Web-it, kur aplikoni për punë ose bursa, kur vizitoni ambjentet e Sütaş, ose kur na kontaktoni nëpërmjet mediave sociale.
Kur komunikoni me linjat tona të shërbimit, bisedat do të regjistrohen për të siguruar adresa të sakta, dhe për të menaxhuar aktivitetet tona të biznesit me efikasitet, dhe për të shërbyer si prova në raste të mundshme ankesash. Si rjedhojë, çdo video, fotografi, dhe regjistrim audio që na dërgoni në lidhje me këto biseda do ruhet në sistemin tonë.
Informacioni juaj i kërkimit do mblidhet, përpunohet, ruhet në mënyrë të sigurtë, dhe ndahet me palë të treta gjatë vizitave tuaja në faqen e Web-it për të përmirësuar shërbimet tona, përkuar me kushtet ligjore, dhe përmbushur objektivat e specifikuara në deklaratën e GDPR.
Faqa e Webit përdor cookie. Cooki-t janë dosje të përbëra kryesisht nga shkronja dhe numra, të cilat ruhen në shfletuesin e internetit ose në diskun e ngurtë të pajisjes për të dalluar pajisjen. Cooki-t përdoren për të kujtuar preferencat tuaja, për të personalizuar eksperiencën, dhe për të identifikuar vendndodhjen e lidhjes, përmbajtjen e shikuar dhe kohëzgjatjen e vizitës në faqen e Web-it. Përdorimi gjithashtu përfshin cookie që ju shmangin bezdinë e futjes së fjalëkalimit sa herë që vizitoni faqen duke ju memorizuar fjalëkalimin dhe duke ju mbajtur të kyçur në faqen e Webit, dhe duke ju mbajtur mend në vizitat e ardhshme.
Cooki-t gjithashtu përdoren për qëllime reklamimi/promocioni për t'ju ofruar përmbajtje dhe produkte të personalizuara. Kur vizitoni faqen e Webit, ju ofron përmbajtje, fushata, dhe produkte të personalizuara duke shmangur shfaqjen e produkteve ose mundësive të cilat keni zgjedhur më parë që mos ti shikoni. Cooki-t mund të përdoren gjithashtu për të aktivizuar “teknologjinë e reklamimit” për të shfaqur reklama që mund t'ju interesojnë kur vizitoni makineritë e kërkimit, faqen e Web-i, aplikacjonin e telefonit, dhe faqe të tjera webi që përmbajnë reklama nga faqa e Web-it. Teknologjia e reklamimit shfrytëzon informacionin nga vizitat e mëparshme në faqen e Web-it dhe faqeve të tjera të web-it ose aplikacjoneve të telefonit duke paraqitur reklamimin e tij për tju shfaqur reklama të personalizuara.
Faqa e Webit përdor cookie për seancë dhe cookie që mbeten. Cookie ID për seancë mbaron kur mbyllni shfletuesin. Cooki-t që mbeten, qëndrojnë në diskun tuaj të ngurtë për një kohë të gjatë. Ju mund të largoni cooki-t që mbeten dhe të refuzoni të dyja dhe cooki-t e seancave dhe cookit që mbeten duke ndjekur udhëzimet tek seksioni "Help" i shfletuesit tuaj të internetit ose duke vizituar www.allaboutcookies.org ose www.youronlinechoices.eu. Nëse refuzoni cookiet e vazhdueshme të seancës, ju mund të vazhdoni të përdorni faqen e Web-it/Aplikajonin e telefonit, por nuk do keni akses tek gjithë funksionet e tij ose mund të keni akses të limituar.
4. QËLLIMET PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE
Sütaş mund të regjistrojë, ruaj, përditësojë, ndajë, transferojë, kategorizojë dhe përpunojë informacjonet tuaja personale me palë të treta në rastet dhe limitet e lejuara nga legjislacioni. Çdo proces i zhvilluar me të dhënat, si përftimi i të dhënave personale, plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë automatike ose jo-automatike si pjesë e disa sistemeve regjistruesh të dhënash, dhe regjistrimeve, ruajtjeve, ndryshimit, riorganizimit, ndarjes, transferimit, marrjes në ngarkim, bërit disponueshëm, kategorizimit ose parandalimit të përdorimit të të dhënave personale, konsiderohet "përpunim i të dhënave personale."
Të dhënat tuaja personale përpunohen për qëllimet e mëposhtme:
- Komfirmimin e identitetit të palës së përpunimit të të dhënave/përpunimin e të dhënave;
- Komfirmimin e identitetit të telefonuesit dhe sigirimin e adresimit të saktë.
- Ruajtjes së informacionit si adresa, email-i, dhe numri i telefonit për komunikim.
- Mundësimin e abonimit në buletinin informativ;
- Organizimin e të dhënave dhe dokumenteve që do të jenë bazë për çdo transaksion në mediumin elektronik (internet, celular, etj.) ose në letër;
- Pasi marim miratimin tuaj të qartë, ju kontaktojmë në lidhje me produktet dhe shërbimet tona, aktivitetet e marketingut dhe reklamimit; duke implementuar fushata periodike, reklama të veçanta, fushata dhe aktivitete të tjera promocionale të bëra me porosi për profilet e klientëve; kryejmë “ndarjen” e klientëve bazuar në të dhënat e mbledhura; kryejmë pyetësorë analitik, aplikime telemarketingu, gërmim të dhënash, dhe analiza të tjera statistikore;
- Pasi marim miratimin tuaj të qartë, ju dërgojmë mesazhe urimesh në raste të veçanta, Vitin e Ri dhe festa me sms, WhatsApp, dhe/ose email;
- Vlerësojmë në mënyrë të shëndetshme aplikimet për bursa;
- Vlerësojmë opinionet, sugjerimet, ankesat dhe pëlqimet në lidhje me produktet dhe shërbimet tona;
- Përmirësojme, zhvillojmë. analizojmë dhe raportojmë proceset tona të biznesit;
- Menaxhojmë shërbimin me klientët;
- Vazhdojmë aktivitetet tona komerciale;
- Vlerësojmë aplikimet për punë dërguar nga faqa jonë e web-it dhe menaxhojmë proceset e burimeve njerëzore dhe politikat e punësimit;
- Bëjmë përpjekjet e nevojshme për të ndihmuar klientët tanë të vizitojnë faqen e web-it ose të telefonojnë linjën telefonike që të përfitojnë nga shërbimet, produktet apo aktivitetet komerciale të Sütaş;
- Komunikojmë me furnizues, prodhues, dhe transportues të produkteve dhe shërbimeve tona;
- Përmbushim detyrimet tona nga LMDHP;
- I përdorim si prova për ndonjë ankesë që mund të ngrihet në të ardhmen; dhe
- Ushtrojmë të gjitha të drejtat tona Ligjore.
Sütaş merr gjithë masat teknike dhe administrative për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që ju ndani. Për më tepër, gjatë përpunimit të të dhënave tuaja personale, ne me shumë zell: i) Përkojmë me ligjin dhe principet e integritetit, ii) Sigurojmë saktësi dhe mbajmë të dhënat e përditësuara kur është e nevojshme, iii) Përpunojmë të dhënat për arsye specifike, të veçanta dhe për qëllime të ligjshme, iv) Sigurohemi që të dhënat të jenë të dobishme, të limituara dhe në propocion me qëllimin për të cilin po përpunohen, dhe v) Përmbajmë të dhënat vetëm për periudhen e specifikuar në legjislacionet përkatëse ose siç kërkohet në qëllimin e synuar.
5. QËLLIMET E TRANSFERIMIT TË TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE
Për ti kryer këto aktivitete, Sütaş mund të ndajë të dhënat tuaja personale që ajo përpunon me partnerë biznesi (si kompanitë që ndihmojnë në dërgimin e mesazheve komerciale elektronike me sms, WhatsApp, email, etj.), institucione publike ose organizata, platforma të mediave sociale, individë dhe palë ligjore në Turqi dhe jashtë me lidhje komerciale me Sütaş, Kompanitë e Grupit Sütaş, (Yılmaz Holding A.Ş. dhe/ose filialet e tij, filialet vendase dhe të huaja, sipërmarrjet e përbashkëta dhe të gjitha degët dhe zyrat e tyre), dhe platformat dixhitale. Të dhënat tuaja personale gjithashtu mund të ndahen me institucionet gjygjësore dhe administrative kur është e nevojshme. Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se të dhënat tuaja personale nuk ndahen me palë të treta në asnjë lloj rrethane.
6. TË DREJTAT TUAJA NË BAZË TË LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Në bazë të nenit 11 të LMDHP-së, si subjekt i të dhënave, ju keni të drejtë: të mësoni nëse të dhënat tuaja personale po përpunohen, të kërkoni informacion nëse të dhënat tuaja personale janë përpunuar, të mësoni qëllimet e përpunimit të të dhënave tuaja personale dhe nëse këto qëllime po respektohen, identifikoni palët e treta vendase dhe të huaja që marrin të dhënat tuaja personale, kërkoni korrigjimin e të dhënave tuaja personale nëse përpunohen gabimisht, kërkoni fshirjen ose shkatërrimin e të dhënave personale në rast se arsyet e përpunimit të të dhënat personale nuk janë më të rëndësishme, kërkoni që palët e treta që marrin të dhënat personale të njoftohen për çdo korrigjim ose fshirje, kundërshtoni një rezultat që është në dëmin tuaj si rezultat i analizës së të dhënave të përpunuara ekskluzivisht përmes sistemeve të automatizuara dhe kërkoni kompensim për dëmshpërblim në rast se pëson ndonjë dëm për shkak të përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.
7. USHTRIMI I TË DREJTAVE TUAJA
Si subjekt i të dhënave, ju mund të na njoftoni për kërkesat tuaja në lidhje me të drejtat tuaja sipas LMDHP me “Sütaş Süt Ürünleri A.Ş. Formular Aplikimi." Sütaş do përfundojë kërkesën tuaj falas brenda 30 (Tridhjetë) ditëve. Gjithsesi, në rast se Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave Personale imponon një tarifë, ju mund t'ju faturohet tarifa e specifikuar në tarifën e vendosur nga Sütaş.
ID e Kontrolluesit të të Dhënave:
Adresa elektronike e regjistruar : sutas.kvkk@hs03.kep.tr
Faqa webit : www.sutas.com
Mersis Nr. : 0788002213600018
Telefon : 444 4 788
Email : kvkk@sutas.com.tr