Më e mira e qumështit!
Sütaş sjell më të mirën e qumështit, me freskinë, naturalitetin dhe shijen e produkteve të tij të bulmetit; duke siguruar shëndet dhe lumturi te konsumatorët në më shumë se 47 vënde të botës, çdo ditë.
Trashëgimia e markës
Trashëgimia e markës Sütaş, na dërgon pas në 1975, kur u lançua për herë të parë në Bursa, Turqi.
Ndër vite, marka zgjeroi portofolin e saj të produkteve të bulmetit, duke plotësuar nevojat e konsumatorëve të të gjitha moshave, duke prezantuar produkte inovative të panumërta në treg!
Sot produktet Sütaş, gjënden në 8 nga 10 shtëpi në Turqi, duke sjellë lumturi dhe duke mundësuar vlera ushqyese për njerëzit.
Përveç cilësisë së lartë të produkteve të saj të bulmetit, marka Sütaş, ka qenë e njohur për imazhin e fermës ikonike, lopë të lumtura dhe animimet e lezetshme Sütaş. Sütaş ka qenë marka kryesore e bulmetit në Turqi për 17 vjet (Nielsen) dhe është vlerësuar si “Marka më e dashur” nga konsumatorët turq.
Pasioni për cilësinë e lartë, produkte natyrale bulmeti
Marka Sütaş fokusohet vetëm në produkte bulmeti dhe sjell “më të mirën e qumështit” te konsumatorët e tij, nëpërmjet gamës së gjërë të produkteve natyrale, të ushqyeshme dhe të shijshme të bulmetit që ruajnë esencën dhe vlerat ushyese të qumështit.
Produktet Sütaş zhvillohen për tu kujdesur për nevojat e ndryshme dhe pritshmëritë e shijes të konsumatorëve dhe prodhohen me ekspertizë dhe mjeshtëri. Ato hyjnë në mijëra shtëpi, në formën e qumështit UHT, kosit, salcës së kosit, dhallit, gjalpit dhe djathit, duke përmisuar cilësinë e jetës së konsumatorëve dhe duke u sjellë atyre shëndet dhe lumturi.